FaxNews ka mundur të sigurojë një video nga ambientet e brendshme godinave në ‘Qytet Studenti’, ku një prej kujdestarëve i kërkon studentëve të lënë dhomat ditën e sotme, pasi aty do të strehohen afganët të cilët pritet të mbërrijnë së shpejti në vendin tonë.
Studentëve u është thënë se ato do të lëvizen në godina të tjera por pa specifikuar se ku.
Në këto kushte ata gjenden të papërgatitur përballë një situate ku ndihen të braktisur dhe në mes të katër rrugëve.
Në një video të siguruar prej gazetares të FaxNews Fiona Çela, shihet një studente e cila revoltohet me kujdestaren e godinës në QS e cila i vendos ultimatum që të lëjë dhomën ditën e sotme.
“Po për ne a nuk mendoni ju”, dëgjohet të thotë me zërin e dridhur studentja.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Si jeni? Desha të pyes për një person të afërt që do të akomodohet në konvikt.
Kujdestarja: Po do shkosh te drejtoria shpirt, ato të japin informacione.
Gazetarja: Shkova po më thanë që do strehohen këto afganët.
Kujdestarja: Po te 7-8-a po! Po heqim dhe këto që kemi.
Gazetarja: Jeni duke heq dhe studentët që kanë qenë?
Kujdestarja: Po te 8-a të gjithë do dalin.
Gazetarja: Sa kohë do rrinë ato?
Kujdestarja: Po ku e dimë ne.
Studentja: Po për student a mendoni?
Gazetarja: Si do ja bëni?
Studentja: Po ja tani e mora vesh, papritur më thotë një pastruse mua të dal jashtë.
Kujdestarja: Neve sot na e kanë dhënë njoftimi, po sot do u kërkojmë të largohen. Nëse s’ke mundësi e bën nesër, do i çojnë në godina tjera. Shko thuaju dua të zhvendos plaçkat, kam shumë vite që jetoj këtu e kështu.
Godina jonë do të strehojë familjet afgane dhe studentët do të kalojnë në godina të tjera. Në orën 11 sot na kanë dhënë njoftimin, ka që nuk i kanë njoftuar fare.
Kujtojmë se strehimin e një pjese të afganëve në vendin tonë qeveria shqiptare do të bëjë në ambientet e konvikteve studentore nr.24, 25 dhe 2 në Qytet Studenti në Tiranë, duke nxjerrë në mënyrë arbitrare student që jetojnë aktualisht aty.