16:50 | 26/06/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Streha e fundit e keqqeverisjes, si ta lexojmë vendimin e Ramës për të unifikuar çmimin e karburanteve

11/03/2022
në Flash, Opinione&Analiza, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama s’iu jep të drejtën e fjalës furnizuesve të naftës: Në shtëpi nuk do shkoni me fitim, por me idenë që i shërbyet vendit në kohë lufte. Qeveria do të krijojë rezerva nafte përmes Albpetrol

Nga Klodian Tomorri

Masat e shpallura nga qeveria për kontrollin e çmimeve të karburanteve dhe kërcënimet e kryeministrit me shtetëzim të kompanive në rastin më të mirë janë një operacion i rreme me shumë propagandë dhe zero përfitim për publikun. Por nëse zbatohen më të vërtetë ato mund të kenë pasoja katastrofale.

Imagjinoni një stacion karburanti në Vermosh, që shet 50 litra naftë në ditë dhe një tjetër ne qendër të Tiranës shet 5 mijë litra në ditë. Çfarë ndodh pasi qeveria t’u përcaktojë këtyre të njëjtin marzh fitimi? Stacioni i parë do të falimentojë.  Por nëse një stacion karburanti është furnizuar një ditë më parë me çmim 230 lekë për litër, ndërsa tjetri është furnizuar sot me cmim 150 lekë për litër. Çfarë ndodh kur bordi i administrimit do të përcaktojë çmim të njëjtë për të dyja pikat? Tregtari i parë do të falimentojë.

Lexo edhe :

Lituania kritikohet për trajtim diskriminues të refugjatëve

Pique së bashku me fëmijët e tij brenda hapësirave të klubit anglez, pse Barcelona e ka të vështirë ta largojë

Kontrolli i çmimeve do të forcojë monopolin në tregun e karburanteve duke çuar në falimentimin e kompanive më të dobëta financiarisht dhe duke e përqëndruar të gjithë tregun në dorën e më të fuqishmit. Por ka dhe një pasojë tjetër më të rrezikshme. Nëse çmimi i përcaktuar e bën tregtimin e karburanteve pa interes, tregtarët do të mbyllin qepenin. Në treg nuk do të ketë më karburant ose ai do të tregtohet fshehtas në tregun e zi me çmime të rritura. Gjithmonë kjo është pasoja finale e kontrollit të çmimeve.

Por a ka qeveria mekanizma të tjerë në dorë për të mbrojtur qytetarët nga spekullimet dhe rritja e papërballueshme e çmimit të naftës? Përgjigja është po. Së pari transparenca e çmimeve. Agjencitë shtetërore duhet të publikojnë çdo ditë formimin e çmimit të karburanteve. Që nga dalja nga magazinat doganore e deri tek marzhet e fitimet që aplikohen në çdo hallkë të tregut. Transparenca e çmimeve eliminon asimetrinë e informacionit mes shitësve dhe blerësve duke shmangur spekullimin.

Së dyti, krijimi i rezervës së sigurisë. Sot Shqipëria është një vend pa rezervë. Ligji i detyron kompanitë të kenë sasi rezervë për konsumin e 90 ditëve në depot e tyre. Por edhe pse fizikisht kjo rezervë mund të jetë në depo, ajo nuk ka asnjë efekt në zbutjen e çmimeve sepse karburanti në depo është pronë e furnitorëve të huaj.

Kompanitë e tregtimit të karburanteve e nxjerrin atë nga depo me çmimin ditor të bursës. Ndaj kur çmimi i naftës në bursë arrin nivele të papërballueshme edhe rezerva e pretenduar e sigurisë së Shqipërisë shitet me të njëjtin çmim.

Prej 6 vjetësh tashmë, Sekretariati i Energjisë deklaron se rezerva e Shqipërisë nuk është konform direktivës së BE-së duke i kërkuar qeverisë të miratojë ligjin përkatës. Por për 6 vjet me radhë qeveria e ka zvarritur ligjin. Arsyet se pse kuptohen.

E thënë shkurt, rezerva e sigurisë duhet të jetë shtetërore. Shqipëria është një vend që prodhon mesatarisht 1 milionë tonë naftë në vit. Nga këto 100 mijë tonë i kalojnë qeverisë në formën e rentës.

Një pjesë e të ardhurave që qeveria merr nga renta, por dhe ato që merr nga taksimi i karburantit të gatshëm mund të përdoren për të financuar blerjen graduale e rezervës së sigurisë. Madje një pjesë e kostos mund t’i kalohet edhe vet kompanive.

Kur çmimi i naftës kërcën në nivele të papërballueshme, atëherë qeveria hyn në treg dhe merr në kontroll furnizimin me karburant të vendit përmes rezervës së sigurisë. Kaq mjafton për të zgjidhur krizën e karburanteve. Çdo gjë tjetër është keqqeverisje dhe populizëm. Etatizmi është vetëm streha e fundit e këtyre. Pavarësisht eksitimit që mund të shkaktojë tek një pjesë e publikut, që ndihet i vjedhur.

ShareTweetSendShareSend
Pas

“Dje e blinim 700, sot 1 mijë lekë”, qytetarët ankohen për çmimin e bukës: Është katastrofë, qeveria nuk bën përpjekjen më të vogël

Para

PAMJE SHQETËSUESE nga Elbasani/ Burra me kapuç i hedhin helm qenit, e lënë të vuajë, dhe më pas e fusin me makinë

Të Tjera

Lituania kritikohet për trajtim diskriminues të refugjatëve
Bota

Lituania kritikohet për trajtim diskriminues të refugjatëve

26/06/2022
Pique së bashku me fëmijët e tij brenda hapësirave të klubit anglez, pse Barcelona e ka të vështirë ta largojë
Flash

Pique së bashku me fëmijët e tij brenda hapësirave të klubit anglez, pse Barcelona e ka të vështirë ta largojë

26/06/2022
“Do t’i mbajmë xhaketat apo jo?” Liderët e G7 ‘tallen’ me Vladimir Putin
Bota

“Do t’i mbajmë xhaketat apo jo?” Liderët e G7 ‘tallen’ me Vladimir Putin

26/06/2022
Bebe Rexha provokon me fotot nga pishina
Flash

Bebe Rexha provokon me fotot nga pishina

26/06/2022
Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me të mbjella në Roskovec, flakët rrezikojnë banesat
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me të mbjella në Roskovec, flakët rrezikojnë banesat

26/06/2022
Shpërthim epidemie në Kukës? Banorët përfundojnë me të vjella dhe diarre në Urgjencë, ja çfarë dyshohet…
Aktualitet

Shpërthim epidemie në Kukës? Banorët përfundojnë me të vjella dhe diarre në Urgjencë, ja çfarë dyshohet…

26/06/2022
Ulje drastike e rasteve të reja me covid-19, ja sa qytetarë janë infektuar, shifrat e ditës së hënë
Flash

Publikohen shifrat e të infektuarve me covid, numër i lartë rastesh brenda 24 orëve

26/06/2022
Merr flakë magazin në Berat, digjen rezervat ushqimore për bagëtitë, përhapja e shpejtë e flakëve tremb banorët
Aktualitet

Merr flakë magazin në Berat, digjen rezervat ushqimore për bagëtitë, përhapja e shpejtë e flakëve tremb banorët

26/06/2022
Frikësim para samiteve të G7 dhe NATO-s, Rusia bombardime të ashpra në Ukrainë, shkatërrohen apartamentet gjatë mbrëmjes
Bota

Frikësim para samiteve të G7 dhe NATO-s, Rusia bombardime të ashpra në Ukrainë, shkatërrohen apartamentet gjatë mbrëmjes

26/06/2022
Lori Hoxha shuan kureshtjen e të gjithëve, ja kur nis Big Brother Vip 2
Flash

Lori Hoxha shuan kureshtjen e të gjithëve, ja kur nis Big Brother Vip 2

26/06/2022
Para
PAMJE SHQETËSUESE nga Elbasani/ Burra me kapuç i hedhin helm qenit, e lënë të vuajë, dhe më pas e fusin me makinë

PAMJE SHQETËSUESE nga Elbasani/ Burra me kapuç i hedhin helm qenit, e lënë të vuajë, dhe më pas e fusin me makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE

Të Fundit

Lituania kritikohet për trajtim diskriminues të refugjatëve

Pique së bashku me fëmijët e tij brenda hapësirave të klubit anglez, pse Barcelona e ka të vështirë ta largojë

“Do t’i mbajmë xhaketat apo jo?” Liderët e G7 ‘tallen’ me Vladimir Putin

Bebe Rexha provokon me fotot nga pishina

Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me të mbjella në Roskovec, flakët rrezikojnë banesat

Shpërthim epidemie në Kukës? Banorët përfundojnë me të vjella dhe diarre në Urgjencë, ja çfarë dyshohet…

Publikohen shifrat e të infektuarve me covid, numër i lartë rastesh brenda 24 orëve

Merr flakë magazin në Berat, digjen rezervat ushqimore për bagëtitë, përhapja e shpejtë e flakëve tremb banorët

Frikësim para samiteve të G7 dhe NATO-s, Rusia bombardime të ashpra në Ukrainë, shkatërrohen apartamentet gjatë mbrëmjes

Lori Hoxha shuan kureshtjen e të gjithëve, ja kur nis Big Brother Vip 2

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.