Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Sqarohet Elena Kocaqi: Sapo kisha lindur vajzën, njerëzit më sulmuan pa të drejtë

Historiania e njohur Elena Kocaqi ishte e ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për situatën politike në vend, marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në strukturat euro-atlantike si dhe për politikat e BE-së kundrejt rajonit të Ballkanit.

“Ne ishim fëmijë kur ka mbërritur demokracia dhe sërish jemi fëmijë pasi ndodhemi pas 30 vitesh në tranzicion, për këtë fajin e ka politika por edhe ndërkombëtarët”, tha Kocaqi.

Duke komentuar qëndrimet e vendeve anëtare të BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor, Kocaqi tha se ka vepruar jo me të njëjtin standart, duke argumentuar se Kosova është lënë e përjashtuar si i vetmi vend në kontinent që nuk përfiton lëvizjen e lirë.

“Politika e Francës ka ndryshuar në atë çfarë ka qenë në fillim ndaj faktorit shqiptar, në Austri dolën detaje rreth ndikimit rus, ndërkohë që Gjermania ruan pozicionin 100 vjeçar. Për Europën është turp i madh që për popullsinë ndër më të vjetër në kontinent e lë pa viza siç bën me Kosovën. Është e papranueshme që sjellja e saj me shqiptarët të jetë e tillë. Çfarë standartesh kanë Rumania dhe Bullgaria që u përfshinë dhe u pranuan në Europë më shumë se ne”.

“Po të dinim të menaxhonim burimet natyrore dhe ekonomike ne do të ishim në një realitet tjetër. Nëse mendojmë se mirëqënia e shqiptarëve rritet me emigracionin e kemi gabim, duhet të mësohemi ta ndërtojmë këtu të ardhmen dhe mirëqënien duke punuar dhe shfrytëzuar burimet e panumërta që kemi” tha Kocaqi duke komentuar situatën që mund të krijohet pas-integrimit të vendit duke shtuar se integrimi i plotë nuk është zgjidhja përfundimtare dhe e vetme për shqiptarët.

Ndërkohë historiania ka edhe një koment për zgjedhjen e Arba Kokalarit si eurodeputete në PE si përfaqësuese e shtetit suedez. “Zgjedhja e Kokalarit si e para shqiptare në Parlamentin Europian është një arritje e Suedisë, nëse do të ishte në Shqipëri ajo do të ishte askushi, për arsyet se këtu duhet të jesh pjesë e klaneve politike për të pasur një arritje të tillë. Për ne kjo është vetëm një ndjenjë krenarie asgjë më shumë sepse ajo përfaqëson suedezët. Shteti suedez është social dhe demokratik ndaj edhe Arba Kokalari ka arritur një rezultat të tillë”.

Ndërkohë e pyetur nga gazetarja Armela Ferko, nuk kishte se si Kocaqi të mos fliste edhe për gabimin drejtshkrimor në titullin e një libri të botuar sipas saj në vitin 2008, kohë kur ajo sapo kishte lindur fëmijën e saj dhe që u komentua dhe kritikua gjerësisht në mediat online dhe jo vetëm.

“Është një botim i 2008 dhe duke qenë se në atë kohë kam lindur vajzën, unë nuk kam arritur të kujdesem me detaje. Por njerëzit kanë gjetur një shkak për të më sulmuar dhe jo për të më kritikuar. Unë jam studiuese dhe nuk ka rëndësi për mua paraqitja, por përmbajtja. Janë probleme teknike që nuk varen nga unë por disa nuk duan ta kuptojnë dhe e përdorin sipas orekseve të tyre. Theksoj disa fjalë në gjuhën shqipe nuk shkruhen siç fliten dhe e kundërta, nuk fliten siç shpesh shkruhen”.

Kocaqi foli edhe për punën e Akademisë së Shkencave duke thënë se është e nevojshe të futen njerëz të rinjë dhe me eksperiencë dhe të hiqen sipas saj pleqtë që nuk sjellin mbase asnjë dobi në funksion të kërkimeve. Sipas saj, duhet të ketë një reformë rrënjësore me përfshirjen e ekspertëve  dhe njerëzve të kualifikuar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *