Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçar, futbollist i ekipit Martina Calcio, është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Nga raportimet mediatike mësohet se 19-vjeçari, Fabiano Colucci, është gjetur i pajetë nga i vëllai në garazhin e shtëpisë së tij, ndërsa dyshohet se akti i tragjik është marrë në kushte të rënduara psikologjike.
Fabiano Colucci ka lindur në Montalbano, një fshat i Fasano dhe ishte lojtar i ekipit Martina Calcio, ndërsa vdekja e tij ka tronditur jo vetëm futbollin italian.
(B.B/ Faxweb.al)