FlashSportTe FunditTe Gjitha

Spanja siguron kualifikimin, por humb yllin e ekipit (Video)

Spanja ka shpëtuar nga humbja falë një goli të shënuar në fund të takimit. Pas një ndeshje tepër të luftuar, Suedia ka kaluar në avantazh, por në fund miqtë kanë shënuar një gol të merituar duke siguruar kualifikimin.

Suedia gjeti golin e avantazhit me anë të Marcel Berg në minutën e 50’ të takimit. Pas dy tentativave që u pritën mrekullisht nga David De Gea, sulmuesi ka shtyrë topin në rrjetë. Pak minuta më pas Spanja pëson një tjetër goditje të rëndë teksa De Gea ka dalë nga fusha i dëmtuar. Kjo është një goditje edhe për klubin e tij Manchester United.

Megjithatë, pas shumë tentativave, Rodrigo ka shënuar golin e barazimit për në kohën shtesë të takimit. Me këtë pikë jashtë fushe Spanja ka siguruar kualifikimin në Euro 2020 pasi ndeshja e Rumanisë me Norvegjinë ka përfunduar në barazim 1-1.

Ndërkohë Izraeli ka fituar 3-1 ndaj Letonisë në ndeshjen e vlefshme për grupin G.

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *