Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Mbi një milion raste me Covid-19, ja cili është shteti i parë në Europë që shënon numrin më të madh të infektuarve

Spanja ka kapërcyer pragun e një milion të infektuarve me coronavirus dhe është vendi i parë i Bashkimit Evropian (BE) me një numër kaq të madh të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 16,973 njerëz ishin infektuar në 24 orët e fundit, që është një total prej 1,005,295 që nga fillimi i epidemisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se 156 njerëz vdiqën brenda një dite dhe 34,366 njerëz kanë vdekur nga muaji mars.

Spanja, me një popullsi prej rreth 47 milionë banorësh është vendi i gjashtë në botë që kalon pragun e një milion të infektuarve.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara, India, Brazilia, Rusia dhe Argjentina janë në top vendet e botës me numrin më të madh të të prekurve me COVID-19.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *