Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

SPAK-ut ju desh vetëm të zbulonte skemën, si ra në pranga pedagogu në Korçë: Ishte kthyer në makth për studentët (Sekseri ndryshoi dëshminë)

Pas 2 orë e 30 minuta seancë, mbrojtja nuk e ka bindur gjykatën e Posaçme për Alket Dinon dhe Xhavit Dervishin. Ajo ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të lënë në burg pedagogun dhe sekserin nga Korça që akuzohen për korrupsion. Fax News mëson detaje nga dosja lidhur me pergjimet telefonike dhe ambientale që kanë dërguar në arrestimin e 2 personave. Mësohet se dy të dyshuarit kanë komunikuar me njëri-tjetrin për të dhënë nota kaluese ndaj studentëve.

SPAK i janë dashur vetëm disa ditë për ta zbardhur skemën mes pedagogut Dini dhe sekserit Dervishi. Në materialet hetimore provohet se në rastet kur sekseri i dërgonte paratë pedagogut, studentët merrnin notë kaluese. Në dosjen e SPAK janë përfshirë tabulatet telefonike, përgjimet ambientale si dhe janë siguruar disa teza provimesh që kishte dyshime se për vlerësimin pozitiv të tyre, ishin marrë para.

Alket Dino ishte kthyer në një hall të madh për studentët, për shkak se nuk ua jepte lëndën jo vetëm atyre që se meritonin por edhe atyre që e meritonin. Gjykata ka siguruar dëshmi të studentëve, ndërsa ka dyshime të arsyeshme se e bënte për t’ju marrë para.

Procesverbali i policisë ka nxjerrë Buluar sekserin Dervishi, i cili fillimisht e ka pranuar fajësinë. Në dosje shkruhet se sekseri ka thënë që paratë i ndante pergjysëm me Alket Dinon, por hetuesit janë habitur me ndryshimin e deklaratës së tij  kur ka mbërritur avokati. Dervishi  ka refuzuar të flas, ndërsa Dino nuk e ka pranuar në asnje moment fajësinë.

Gjatë një sezoni vjeshte, Dino kishte kaluar nga një numër i konsiderueshëm studentësh, vetëm 5 prej tyre. Avokati i pedagogut, Nevzat Tarellari, tha se provat e siguruara për hetimin nga prokuroria nuk kishin peshë dhe ishin jo të arsyetuara dhe bazuara si duhet sa i përket mënyrës se si janë siguruar por edhe përmbajtjes së tyre.

Avokati tha se Dino nuk ka pranuar për asnjë çast akuzat si dhe ka dhënë argumentat e tij gjatë seancës se pse ndalimi është i padrejtë. Tarellari the se Dino u është përgjigjur për çdo çështje që është trajtuar në gjyq duke dhënë sqarimet përkatëse.(Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *