Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“SPAK do të sjellë risi”, avokati: Prokurorët mund të hetojnë edhe njëri-tjetrin, sfidë janë dosjet e reja

Avokati Jorda Daci foli pak minuta më parë për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Në një lidhje telefonike në studion e “FaxNews”, Daci u shpreh shpresëplotë se SPAK do të sjellë risi dhe se do të rikthejë standardin e munguar tek drejtësia shqiptare.

Sipas tij, Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë pengesë të hetojë zyrtarët, ndërsa theksoi se subjekt i SPAK mund të jenë edhe vetë anëtarët që nuk e kryejnë siç duhet detyrën.

“Përzgjedhja e anëtarëve ka kaluar në një proces shumë të imtësishëm. Është edhe BKH që është një lloj kopje e FBI dhe besoj se duhetë të kemi besim që SPAK do të sjellë një risi dhe do të vendosë një standard të munguar. Të gjithë kemi shpresën. Besoj do të kemi veprime të menjëhershme edhe gjatë muajve të ardhshëm. Trashëgimia e SPAK është trashëgimia e dosjeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Risi ka disa elementë që nuk kanë qenë më parë në këtë prokurori. SPAK duhet ta shohim të lidhur me standardin që pretendohet të rivendoset. Tashmë, për shkak të mënyrës sesi janë përzgjedhur, kanë kaluar një filtër shumë të imët, janë njerëz në përgjithësi që kanë patur rezultate.

Të gjitha kushtet janë në terren por edhe nga pikëpamja ligjore që do të mundësojnë dhe lehtësojnë atë që ne nuk kemi marrë deri tani. Sfida më e madhe është mënyra sesi do t’iu qaset dosjeve më të rëndësishme. Standardi do të tregohet tek çshtjet e reja që do të regjistrohen rishtas. Risia e SPAK është që prokurorët e SPAK mund të hetojnë edhe njëri-tjetrin nëse vërejnë që po shkelin rregullat”, deklaroi Daci.

Ai e ndali theksin edhe tek krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për avokatin, kjo strukturë do të ndihmojë SPAK në hetimet që do të kryjeë, përmes edhe ndihmës dhe mbështetjes së ndërkombëtarëve. Më tej, Jordan Daci kërkoi që SPAK të gjurmojë paratë e pista dhe të luftojë krimin ekonomik.

“Kjo prokurori do të asistohet edhe ngha BKH që është një plus sepse do të bëhen hetime më të kualifikuara. Nuk është diçka e lehtë që mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë, por ne duhet të kemi besim tek kjo strukturë. Ka nevojë për përkrahje. Kjo strukturë nuk ka asnjë barrierë juridike, nuk ka asnjë pengesë, por gjykoj që këta prokurorë janë përballur me standardet që kërkohet dhe nëse nuk veprojnë, atëherë ata do të jenë subjekt i SPAK.

Ata janë për të kontrolluar të tjerët, por kontrollohen edhe vetë. Monitorimi dhe mbështetja do të jetë nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Ata duhet të hetojnë krimin ekonomik. Nëse nuk bëjnë këtë, atëherë nuk do të bëjnë asgjë. Shuma të konsiderueshme parash që janë bërë nga zyrtarë janë transferuar në bankat e huaja.

Nëse ne nuk godasim aspektin financiar, krimi i organizuar dhe pushteti nuk do të cenohen. Një ndër prioritetet e SPAK duhet të jetë edhe krimi elektoral”, tha avokati Jordan Daci për “FaxNews”.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.