Miratimi me ligj i ndërtimit të Marinës së Jahteve në vendin ku sot ndodhet porti i mallrave në Durrës ka sjellë në sallën e Kuvendit dhe përfaqësues të BE-së të cilët do të ndjekin dhe punimet e sotme.
Ky projekt i cili është atakuar fort nga opozita për dyshime për afera korruptive dhe kompani ofshore të përfshira në ndërtimin e saj, objeksione kanë pasur dhe organizmat ndërkombëtarë sidomos përfaqësia e BE-së në vend e cila prej shumë vitesh ka investuar miliona euro në këtë port.
Sipas opozitës ndërtimi i kësaj marine kundërpërplaset dhe me marrëveshjen e stabilizim asociimit të Shqipërisë me BE-në e cila parashikon që objektet e rëndësisë së veçantë nuk ndërtohen apo menaxhohen nga kompani jashtë unionit evropian.