Sot në emisionin “Me Xhaxhiun”, ishte i ftuar Bislim Ahmetaj, sekretar për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në PD.
Ahmetaj tha se sot jemi në kushtet ku nuk ka kufij mes shtetit dhe mafies ndërsa qeveria po e detyron shtresën e mesme të braktis edhe vendin.
Më tej Bislimi shtoi se populli opozitar e ka të pamundur të punësohet në shtet mdërsa shtoi se reforma në drejtësi drejtesi ka qenë një nga diskriminimet krahinore më radikale që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri.
Xhaxhiu: Në cfarë dreq Shqipërie po jetojmë në 2022? Pse raca jonë nuk ndihet mirë këtu? Mua më vjen ngushtë Shqipëria ime.
Ahmetaj: Jemi futur ne humnerë ku diferenca mes qeverisë dhe mafies është zhdukur. Nuk ka kufij mes shtetit dhe mafies, qeveritarit dhe kriminelit. Shtresën e mesme po e detyron të braktis qoftë edhe vendin.
Qeveria e sotme po zbaton projektin e vjetër të Serbisë, më vjen keq që kryeministri im është trashëgimtar i Miloshevicit.
Më të predispozuarit janë qytetarët opozitarë të këtij vendi, se u pamundesohet ne menyre të prere të punuarit në shtet.
Reforma ne drejtesi ka qenë një nga diskriminimet krahinore më radikale që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Mjafton të jesh nga Tropoja, Kukësi që të mos ekzitosh më në sistemin e drejtësisë. Ka qënë politike e Edi Ramës, ai i urren veriorët.