Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Sot nis furtuna”, Rama flet për 20 pacientët e shtruar në Infektiv: Cila është grupmosha dhe gjendja e tyre

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike mbrëmjen e djeshme grupmoshat, që kanë pacientët që po kurohen për koronavirus në spitalin Infektiv në Tiranë.

Duke iu referuar 20 personave që gjenden të shtruar në spital, Rama shprehet se vetëm 3 prej tyre janë të shtruar në reanimacion, dhe vetëm 1 prej tyre është duke u mbajtur në jetës përmes aparaturave, me frymëmarrje të drejtuar.

Në postimin e tij  në mesnatë, kreu i qeverisë shprehet se kjo javë do të jetë dhe ajo e furtunës, pasi sipas të gjithë ekspertëve pritet dhe numri më i madh i rasteve të konfirmuara.

Postimi i plotë i Ramës:

🔴 SOT, NË VIGJILJE TË JAVËS QË SIPAS TË GJITHA STATISTIKAVE NGRE FURTUNËN KEMI TË SHTRUAR 20 MOTRA E VËLLEZËR, NGA TË CILËT

10 JANË TË MOSHËS 60-85 VJEÇ
6 JANË TË MOSHËS 50-60 VJEÇ
4 JANË TË MOSHËS 30-49 VJEÇ

🔴 VETËM 3 PREJ TË SHTRUARVE JANË NË REANIMACION DHE 1 PREJ TYRE ME FRYMËMARRJE TË DREJTUAR. TË TJERËT JANË NË GJENDJE TË QËNDRUESHME DHE 3 NGA KËTA SHFAQIN SHENJA INKURAJUESE PËRMIRËSIMI

🔴 ZOTI U DHËNTË MJEKËVE E INFERMIERËVE QË KUJDESEN PËR TA TË GJITHË FORCËN E FRYMËZIMIN QË U DUHET DHE LUTJET TONA LEHTËSOFSHIN RRUGËN E KTHIMIT NË JETËN NORMALE TË ÇDONJËRIT PREJ TË SHTRUARVE

Në vendin tonë derimë tani janë konfirmuar 42 raste me COVID-19, shumica e të cilëve janë zbuluar në qytetin e Tiranës, ndërsa shumica e tyre gjenden të izoluar në shtëpi.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *