4 dhjetor 2012… Vetëm 17 vjeç, në fushë do të zbriste një futbollist i ri, me fizik të fuqishëm, i quajtur Andrea dhe me mbiemër Petagna. Produkt i fidanishtes së Milanit dhe që debutonte me ekipin e parë në ndeshje zyrtare, i aktivizuar në vend të Bojan Krkic në Champions, përballë Zenitit.
Sot, ai futbollist, që kaloi shumë peripeci dhe për të cilin Milani fitoi thuajse 5 mln euro mes shitjes së kartonit dhe sidomos bonuseve (te Atalanta) mund të kthehet kuqezi. Edhe pse, katër vite më parë, kur luante në Serie B mes Latina dhe Vicenza, mendoi të tërhiqej.