AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Sondazhi kombëtar për Arsimin e Lartë, Gjerovi: Kemi shtyrë afatin deri në 5 Maj, deri tani e kanë plotësuar 15% e studentëve

Elvin Gjevori, drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë ka qenë i ftuar në Fax News ku ka komentuar sondazhin që po organizohet me studentët për cilësinë e arsimit në vend.

Sipas Gjerovit ky sondazh është shtrirë në të gjithë vendin, dhe derimë tani ka një shifër prej 15% të studentëve që e kanë plotësuar pyetësorin.

Gjerovi tha më tej se se sondazhi kërkon që të japë një panoramë të plotë të gjendjes së arsimit të lartë në vend, në mënyrë që të shërbejë si një referim dhe për gjimnazistët për Universitetin që do të zgjedhin në të ardhmen.

“Afati është shtyrë deri në datën 5 Maj, pasi kjo ka qenë një periudhë me shumë pushime, në mënyrë që tiu japim mundësi të gjithë studentëve që të përfshihen. Sondazhi Kombëtar i Studentëve po bëhet për herë të parë në Shqipëri, dhe është pjesë e Paktit për Universitetin, për herë të parë do të kemi të strukturuar mendimin e studentëve për Institucionet e Arsimit të Lartë.

Ne kemi ndërmarrë një fushatë në të gjithë vendin për informimin për këtë sondazh, kemi ngritur grupe pune dhe specialistët kanë shkuar në çdo IAL, ka pasur takime me të gjithë studentët. Në fund të 82 takimeve ne u kemi dërguar studetëve sondazhin në email-in e tyre. Kemi gjetur një afat kohor që studentët janë pa angazhime, dhe iu kemi çuar vazhdimisht kujtesa për të plotësuar sondazhin.

Derimë tani e kanë plotësuar rreth 15% e studentëve, dhe është një shifër e konsiderueshme, duke qenë se edhe në vendet e zhvilluara dhe me përvojë siç është Anglia shifra arrin deri në 35%. Ne kemi kërkuar listat e email-eve nga IAL-të dhe më pas u kemi dërguar sondazhet studentëve”, u shpreh Gjerovi.

Kujtojmë se ky sondazh është promovuar dhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Besa Shahini, gjatë takimeve që ata kanë pasur me studentët në kuadër të takimeve për Paktin e Universitetit.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *