Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Kërkesa për shkarkim e firmosur nga 55 deputetë të Kuvendit është paraqitur sot në Komisionin për Çështjet Ligjore nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i cili i ka argumentuar shkeljet e Presidentit të konstatuara preh firmëtarëve.
Në fillim të mbledhjes së kësaj mbledhjeje kryetari Ulsi Manja ka deklaruar se do hartohet një raport për seancën plenare pas kërkesës. Procedura e kërkuar nga Manja ka hasur në rezistencën e deputetit Ralf Gjoni i cili e ka konsideruar si të nxituar dhe si përpjekje për mbylljen e procedurës.
Pas hedhjes në votë, komisioni i Ligjeve ka miratuar draft kalendarin, ndërsa janë numëruar 3 vota kundër.
Menjëherë ka marrë fjalën Balla i cili në emër të 55 firmëtarëve që kërkojnë në Parlament shkarkimin e Metës është shprehur se: Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën dhe i ka hequr të drejtën sovranit të zgjedhë. Sipas tij ai ka shfuqizuar në mes të procesit zgfjedhor datën e zgjedhjeve, pa vendosur dhe një datë tjetër.
“Në ushtrim të kompetencës të dhënë nga kushtetuta Meta caktoi datën e zgjedhjeve me 30 Qershor 2019. Janë drejt fundit të gjitha procedurat ligjore për procesin zgjedhor dhe janë përgatitur listat ku janë regjistruar mbi 35 parti dhe kandidatët që garojnë. Presidenti Meta në mënyrë të papritur shfuqizoi dekretin duke anuluar datën e zgjedhjeve, pa dhënë një datë tjetër në kundërshtim me parimet e nje republike parlamentare.
Presidentin ka anulluar datën e zgjedhjeve , i ka hequr sovranit të drejtën për te qenë i tillë
dhe mos caktimi i një date të re ,zhbën autoritetin e sovranit pasi zgjatet mandati i organeve të zgjedhur
i cili është vetëm 4 vjet. Presidenti i ka njohur vetes atribute të sovranit“, tha Balla.