Zëvendëskryeministri i Australisë, Barnaby Joyce, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen disa ditë pas debatit kombëtar që shpërtheu pas zbulimit të lidhjes që ai kishte pasur me ish këshilltaren e tij për median.
“Unë kam kuptuar që në shumë drejtime, nuk jam perfekt”, tha Joyce në një konferencë për shtyp në qytetin Armidale. “Unë s’jam përpjekur kurrë të ndryshoj nga ky që jam”.
Joyce tha se gjatë këtyre javëve u përball me një sërë akuzash pasi një gazetë zbuloi marrëdhënien e tij me Vikki Campion, ish këshilltaren e tij për median. Ai shpesh kishte mohuar shkeljen e standardeve ministrore.
Më vonë, dy gra u shfaqën me akuzat ndaj Joyce se ai i kishte ngacmuar seksualisht dhe kishte pasur një sjellje jo korrekte. Joyce, nëpërmjet një zëdhënësi i mohoi këto akuza.
Sipas The Neë York Times skandali bëri që kryeministri Malcolm Turnbull të paraqesë një kod të ri etike që ndalon ministrat të kenë marrëdhënie seksuale me vartësit e tyre.
(M.Q/Faxweb)