Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Skándali i tráfikut të arabëve në Shqipëri, pezullohen drejtoresha dhe 4 zyrtarë të Policisë Kufitare (EMRAT)

Drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë dhe zyrtarët e lartë në Pòlicinë Kufitare janë pezulluar nga detyra pasi doli skándali mbi tráfikimin e arabëve në Shqipëri. Burime për mediat thonë se është marrë masa “pezullim nga detyra” për: Enekeleda Toska, drejtoreshë e kufirit dhe emigracionit, Tiranë, Altin Hasani, Shefi i sektorit, Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste.

Ky vendim u mor pasi ditën e djeshme u bë publik një investigim i emisionit Top Story, në lidhje me tráfikun e paligjshëm të shtetasve arabë në Shqipëri. Ata zbuluan se kush janë njerëzit në Shqipëri që organizojnë këtë lloj tráfiku të paligjshëm dhe si janë të lidhur me zyrtarët e lartë shtetërorë. Teksa gazetarët merrnin në pyetje  denòncuesit arabë, u zbuluan emrat e zyrtarëve.

“Amir, Mustafa, Rami, Samiu”, tregoi emigranti Salem Shehabeldin.  Mes disa tráfikantëve arabë të cilët përmenden më sipër, rezulton edhe një person me emrin Sami.“ Po ky është Samiu. Po, po, ky është Zoti Sami. Më ka propozuar që të bashkëpunojmë për të sjellë njerëz të tjerë nga Egjipti për t’i çuar në Itali, Rumani etj”, shtoi emigranti.

Nga vëzhgimi u vu re se Sami Hoxha ka lidhje të forta me pòlicinë e kufirit pasi gruaja e tij, Enkeleda Toska është drejtoreshë në “Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit, Tirane” që nga Shkurti i vitit 2018.

Gjithashtu, u zbulua se edhe drejtori i mëparshëm i kufirit dhe emigracionit, kishte lidhje dhe ishte i përfshirë në këtë skemë tráfiku të paligjshëm të emigrantëve.(A.M/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *