Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“S’ka më komisioner nga partitë politike”, Gjiknuri: Partitë do kenë larg duart nga zgjedhjet!

Bashkëkryetari i Komisionit për Rëformën Zgjedhore Damian Gjiknuri, në një dalje për mediat është shprehur se ka një draft që po punohet, i cili synon depolitizimin e procesit zgjedhor.

Sipas Gjiknurit synohet që partitë politike të mbajnë larg duart nga zgjedhjet, dhe për këtë nuk do të ketë më komisioner të emëruar prej tyre.

“Ka ardhur koha për një sistem të depolitizuar. Njerëzit do të marrin pjesë në trajnim më pas do të zgjidhen me short, procesi do të jetë revolucionuar, do të japë rezultate dhe përbën një risi. Sot u përqendruam nga skema e KQZ-së te njësitë e qendrave të votimit.

Synimi ka qenë të ndahet administrimi zgjedhor, totalisht e shkëputur nga partitë dhe rregullat. Mbledhja tjetër do të zhvillohet javën tjetër, pasi deputetët kërkuan më shumë kohë për diskutime”, tha ai.

Ndërkohë Gjiknuri u shpreh i hapur për propozimet që do të vijnë nga ana e Partisë Demokratike, ku u shpreh:  “Ne presim cdo lloj propozimi nga PD-ja do të zhvillojmë edhe një seancë të hapur si javën e kaluar, PD-ja është pjesë integrale e këtij komisioni”.

‘’Po presim propozimet e PD-së, nëse do të zgjedhim një skemë miks për depolitizimin mbetet për t’u diskutuar jashtë dhe brenda komisionit. Kam një mandat parlamentar, do e përmbush, mbase do e shtyjmë afatin sërish.

Nëse PD-ja do të jetë dakord që propozimet e saj të merren parasysh nga komisioni do të ishte një gjë e mirë. Mbledhjet janë të mbyllura se janë mbledhje pune, cdo kapitull që diskutojmë bëjmë edhe seanca dëgjimore. Vazhdimi i punës pa prezencën e medias ndihmon procesin”, tha më tej Gjiknuri, që nuk përmendi në asnjë pikë kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close