Katër punonjëse të Gjykatës së Elbasanit, dy prej të cilave në pozicionin e sekretares, si dhe përgjegjësia e zyrës sëbashku me kancelaren kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Burime për Faxëeb bëjnë me dije se janë izoluar dhe 3 gjyqtarë, të cilët kanë takuar së fundmi personat e infektuar.
E gjithë kjo situatë ka çuar në mbylljen e Gjykatës së Elbasanit për dy javët e ardhshme.
Kujtojmë se ditën e sotme ministria konfirmoi 14 raste të reja në Elbasan, ku krahas rasteve në Gjykatë rezultojnë pozitiv 7 mësues dhe 2 punonjës policie.
Rastet me Covid-19 në radhët e mësuesve janë shënuar; 2 te “Luigj Gurakuqi”, një te “Naimi Frashëri”, një në shkollën 9 vjeçare në Griqan, një te shkolla “Qemal Haxhihasani”, një te “Kostandin Kristoforidhi” dhe një te shkolla 9 vjeçare në Mengël.
Ndërkohë që 20 mësues të tjerë janë karantinuar. Pritet që t’u bëhet tamponi personave të kontaktit për të zbuluar nëse janë infektuar.