Analisti, Ben Andoni ka qenë i ftuar në Fax News ditën e sotme ku ka folur për situatën politike në Kosovë dhe në Shqipëri.
Sipas Ben Andonit, zgjedhjet në Kosovë janë më të mira se në Shqipëri dhe një tregues për këtë është fakti që ish-kryeministri në detyrë Avdullah Hoti organizoi një ceremoni të vogël takimi me kryeministrin e ri Albin Kurtin, pavarësisht se është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të tij.
Analisti Andoni foli gjerësisht ndër të tjera për klimën politike në Shqipëri duke theksuar se tensioni që ka filluar që tani nuk i shërben aspak vendit. Ai shton se nuk beson që edhe në këto zgjedhje do të arrihet objektivi i pjesëmarrjes së 50 % të votuesve.
Intervista:
Klima në Shqipëri?
Andoni: Ka një ndarje kjo pjesa e orëve të fundit, mendoj se është pak më e qetë sepse priten të jenë kremtimet e PS-sëm dhe PD-së për të hapur fushatën, PS-ja për të kërkuar një tjetër mandat dhe PD-ja për të kërkuar të rikthehet. Nuk më ka pëlqyer deri më tani. Është shumë shqetësuses cënimi i votës së lirë. Në muajin vijues besoj do të kemi shumë raste të tjera që kanë lidhjen me votimin. Besoj të dyja palët, bashke me LSI-në 3, po krijojnë një klimë mosbesimi për vendin. Ne si qytetarë të thjeshtë duam një qeveri normale. Na duhet integrimi, jo thjesht si make-up, por na duhet për shume benefite. Përveccse akuzat ndaj kundërshtarit, edhe artukilimin e shumë gjërave që nuk janë normale për kundërshtarin. Kjo ndodh edhe në vende të tjera, por po të ndjekësh me kujdes skenën politike sidomos në europën qëndrore janë brenda një normaliteti jonormal. Askush nuk e di kush është fundi dhe humbjet që pandemia i ka kushtuar ekonomisë tonë. Ne po jetojmë prej një viti gati një lloj depresioni. Shoqeria ka probleme shumë të mëdha shqetësimesh, për mbijetesën. Ka ardhur një fushatë që bën lule gjithccka.
A është më e tensionuar këtë herë fushata se ato më të mëparshmet?
Andoni: Nuk mendoj se është më e tensionuar. Ka qenë më e tensionuar më përpara. Përballja nuk është kaq e rafinuar sa në qytetet kryesore. Ccuditërisht shikohet fitorja e njërës palë si revansh mbi palën tjetër. Në Shqipëri është një pjesë e madhe e shoqerisë që votimet i shikon si mundësi për të gjetur punë dhe për të marrë benefite të tjera si kjo. Ndërsa pala tjetër i sheh si mundësi për të humbur benefite. Të dy partitë kryesore nuk arrijnë të krijojnë një lloj klime që siguron debate. Të dy liderët kryesore të përballeshin direkt në publi, me idetë e tyre, me tezat e tyre për atë që do të bënin për Shqipërinë e vitit 2021 e tutje. Nuk ka përballje as mes ekspertëve. Kështu njerëzit do të shikonin nga përballja e tyre sesa të besueshëm janë. Besoj prapë nuk do arrihet 50% i votimit. Nga ana tjetër nuk shikoj që qytetari i thjeshtë të shikojë se përpara ka një frymë tjetër.
Ligji i dekriminalizimit?
Andoni: Ata kanë kohë që e rikujtojnë dhe jo vetëm Ambasadorja Amerikane. Kur shikoj atë pandershmerinë e strukturave të brendshme të partive. Partitë tona kanë nevojë të reformohen. Duhet një ligj për financat e tyre, jo vetëm për t’i bërë transparente. Duhet demokraci e brendshme e tyre. PS-ja ka vite që nuk bën zgjedhje brenda partisë. PD-ja vetëm në fund vendosi të mbushte strukturat e veta. Nga ana tjetër vetëm LSI-ja është pak më ndryshe. Po të zbresim te partitë e tjera mungon krejtësisht demokracia e brendshme. Nuk kishim pse t’i mësonim kandidatët për deputetë në orën e fundit të limit kohor kur pranohen në KQZ. Të huajt nëse duan ta ndihmojnë këtë vend, duhet ta ndihmojnë duke reformuar së pari partitë brenda tyre.
14 shkurt dhe qeveria Kurti 2?
Andoni: Edhe në Kosovë zgjedhjet janë me probleme. Ata numërojnë direkt brenda qendrave të votimit. Ne e kemi ndryshe. Ne i tranmetojmë diku për shkak të mungesës së besimit dhe bëjmë numërime të stërzgjatura dhe të frikshme. Kosova nga ana tjetër ka një llogjikë më të mirë për sa i përket respektit demokratik. Edhe ata kanë qenë pjesë e një sistemi deri diku socialist. Në Kosovë ka shumë institucione të huaja dhe monitorohet vazhdimisht. Zgjedhjet atje janë më të mira. Zoti Hoti edhe pse ishte kundërshtar shumë i madh i Kurtit, gjithsesi bënë një ceremoni së bashku që tregon nëj respekt për shtetin e tyre.
(E.H/Faxweb.al)