4 raste të tjera me korònavirus janë konfirmuar pak çaste më parë në Sarandë. Të 4 personat e ínfektuar janë kontakte të afërta , të rastit të konfirmuar pozitiv ditën e enjte. Nga 22 tamponët e marrë nga DVSHP Sarandë, kanë rezultuar pozitiv me Còvid 19, prindërit dhe dy shokët e personit të ínfektuar.
Edhe në ditët në vazhdim do të merren mostra të kontakteve, për të gjurmuar rastet e tjera nëse do të ketë të tilla. Janë marrë masa për dezinfektimin e Bashkisë Sarandë, dhe ambjenteve të tjera që ai ka frekuentuar pasi, personi i rezultuar pozitiv ditën e enjte është zyrtar i klubit të futbollit, Butrinti.
Pas 4 rasteve të sotme, numri total i të ínfektuarëve në Sarandë ka shkuar në 7./Faxweb.al