Korònavirusi duket se nuk do të qetësojë ágresivitetin, ndonëse ka nisur sezoni veror. Situata nuk duket aspak e qetë në Kosovë ku të shtunën u raportuan tre víktima si pasojë e Covid-19. Dy pacientë ishin nga Prizreni dhe një nga Suhareka, të cilët kishin sëmundje të tjera shoqëruese.
Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç ínfeksionit me Còvid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese”.
“Sot, në orën 08:15, ka vdèkur pacíenti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njesinë Intensive në objektin e Mjekesisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19”, thuhet në njoftim.
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht janë të hospitalizuar 97 raste me Còvid-19. Ndër ta, 45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje íntensive.
Me shifrat e orëve të fundit, numri i vòktimave nga kòronavirusi në Kosovë shkon në 47.(A.M/Faxweb.al)