Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Këtij politikani i kam lënë Allahun”, Sinan Idrizi flet pas padisë së biznesmenit turk: Çfarë ndodhi në takimin me Ramën, Polat e kam mik

Biznesmeni shqiptar Sinan Idrizi në një intervistë për Fax news ka folur lidhur me përballjen e tij në gjykatë me biznesmenin turk Adnan Polat. Ky i fundit e ka paditur në prokurorinë e Stambollit, me pretendimin se Idrizi nuk i ka kthyer një shumë prej 3.5 milionë dollarësh që e kishte vendosur si kapar për investimin në disa kompani të fushës së naftës në Shqipëri.

Idrizi tha se çështja është një logjikë e pastër biznesi, dhe në rast se gjykata merr një vendim kundër tij, ai padyshim që do të kthejë paratë mbrapsht, ndërsa shton se me zotin Polat, ka pasur marrëdhënie edhe miqësore përveç asaj të biznesit.

Idrizi tregon po ashtu se Polat ka pasur dhe një takim me kryeministrin Rama për këtë plan investimi në fushën e hidrokarbureve, dhe kreu i qeverisë shqiptare i ka garantuar mbështetje, dhe donte që të shihte sa më parë investime, dhe jo projekte në letër.

Idrizi tha se të gjitha akuzat e bëra në drejtim të tij për mashtrim, në mediat shqiptare dhe nga segmente të politikës, janë të pakuptimta, dhe u ndal veçanërisht te kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, për të cilin tha se i kishte lënë Allahun.

“Nuk flasim as për përvetësim as për mashtrim, kemi të bëjmë vetëm me një moskthim të një vlere parash. Unë do të isha bashkëinvestues në këtë marrëveshje. Është shumë e qartë, kemi ardhur për të blerë dy kompani, zoti Polat i ka kërkuar një kompanie në Tiranë që ti bëjë audit, është depozituar kapar, dhe në kohën kur duhej të bëhej pagesa ka pasur probleme financiare të zotit Polat, për të bërë transaksionin, i cili nuk është kryer.

Kemi mbetur 3 vjet me histori, nga ky moment zoti Palat, në cilësinë time të garantuesit të kaparit, kërkon paratë e kaparit për t’iu kthyer. Kam marrëveshje dhe nuk mundem dot që të nominoj emrat e kompanive. Unë zotit Polat i thashë që marrëdhënia jonë do të vazhdojë, nuk e kuptoj dot furinë që kanë pasur mediat shqiptare, unë nuk e kuptoj dot një të partisë çame, që lajmet në faqen e tij mbajnë emrin tim si mashtrues. Nuk e kuptoj dot sesi shpifin dhe nuk i kanë hije një njeriu që minimalisht mund të më telefononte. Shpëtim Idrizi është kryetar i një partie çame, dhe nuk duhet një njeri i deportuar të sillet në këtë mënyrë, i kam lënë hak Allahun”, u shpreh Idrizi.

I pyetur nga gazetaret Mirilda Tili dhe Samena Hasaj për takimin e Ramës me Polat, Idrizi nuk la mangët ironinë: “Të lutem këto janë pyetje të tipit shën pjetri, zoti Rama dhe zoti Polat janë takuar, me kushtin e vetëm që të mos vinë me plane në letër, por me një plan konkret investimi. Unë nuk kam ardhur përpara kryeministrit vetëm me zotin Polat, por edhe me familje nga më të rëndësishme turke, por që nuk përmenden nga mediat këtu.”

Biznesmeni vlonjat nuk e fshehu as vetëvlerësimin për kompaninë e tij Air Albania, që sipas të cilit ka kryer 25 fluturime falas në këto kohë pandemie, por nuk pranoi që të fliste për biletat e kripura që do të duhet të paguajnë emigrantët.

“Ne jemi kompania e parë shqiptare që fluturojmë me flamurin shqiptar dhe kemi bërë një transport cilësor dhe në këto kushte. Askush nuk thotë që ne kemi bërë transportin falas të ilaçeve, thuajeni të paktën një faleminderit, kemi kryer 25 fluturime falas në të gjithë këto kohë. Unë jam një biznesmen që bëj punën time dhe nuk ka nevojë kryeministri Edi Rama që ta çoj unë te zoti Erdogan”, u shpreh Idrizi. (E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *