Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Siç nuk i keni parë, Saimir Tahiri me Drinin ja marrin këngës (VIDEO)

Në mbyllje të këtij viti Saimir Tahirit me siguri që bilanci nuk i rezulton edhe aq pozitiv, me hijet e shumta të skandaleve që e kanë përfshirë. E megjithatë çdo vit ka arsye për të festuar sidomos kur bëhet fjalë për miqtë dhe familjen.

Ditët e fundit Tahiri ka mbledhur një grup miqsh dhe familjarësh për të festuar në një nga lokalet e kryeyqytetit. Ndërsa një moment kulminant i mbrëmjes ka qenë padyshim edhe momenti kur së bashku me djalin e tij Drinin, Tahiri ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka kënduar.

‘’I wish you a merry christmas”, kjo ka qenë kënga e kënduar prej të dyve, që në fund ka marrë edhe duartrokitjet e të pranishmëve. Tahiri nga ana tjetër duket mjaft më i relaksuar pranë të birit, ndërsa e puth dhe e përqafon Drinin.

Duket se djali ka pasur një talent të mirë në këngë dhe kjo vihet re më së miri. (E.K/FAXWEB)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *