Mimoza Krasniqi shprehet “ se prona e përfituar nga ana e Alban Mnerit, është marrë me një urdhër korrigjimi të lëshuar në zyrën e Kadastrës.
Kjo është kundërshtar nga ana jonë dhe për ketë problem ish kryeregjistruesi Artan Kame, ka urdhëruar që të rishikohet dosja për të parë se kush e ka dhënë këtë urdhër korrigjimi. Por vartësit e tij nuk e kanë kryer një gjë të tillë dhe për pasojë sot kemi edhe një viktimë për këtë sipërfaqe prej 30 metra katrorë.
Gjykata është shprehur për një sipërfaqe toke e cila nuk është në vendin ku zyra përmbarimore ka ekzekutuar vendimin.
Për me tepër që është ndërhyrë në ndërtesën time. Me datë 1 gusht 2022, një ish-mësues që jetonte me qira në shtëpinë time pasi ka kërkuar Alban Mnerit që të mos ofendonte dy vajza që kishin lënë makinën para pallatit, ai është qëlluar me grushte duke i shkaktuar më pas edhe vdekjen”.
Pas ngjarjes banorët e pallatit i kanë dërguar një letër ASHK, duke i kërkuar rishikimin e vendimit për dhënien e certifikatës së pronësisë të z. Alban Mneri, i cili sot aktualisht është i paraburgosur për vrasjen e ish-mësuesit, ku kërkojnë rishikimin e urdhër korrigjimit të certifikatës pasurisë, pasi pikërisht nga kjo ka ardhur edhe humbja e jetës së një mësuesi të pafajshëm.
Ndërkohë që sipërfaqja e liruar nga përmbarimi në plan vendosjen e Bashkisë Tiranë vazhdon të jetë hapësirë publike, ai aktualisht i rrethuar me zinxhirë nga ana e Alban Mnerit.