Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Si u rreshtuan autobusët e rinisë socialiste në Tiranë, Salianji: Rilindja presion ndaj administratës për të sjellë fëmijët (FOTOT)

Kryeministri Edi Rama në mitingun e sotëm në Sheshin Skënderbej, ftoi sot të rinjtë të votonin Partisë Socialiste. Sipas ministres së re të Mirëqenies Sociale Olta Xhacka, të rinjtë që morën sot pjesë ishin edhe nga opozita.

Rinia socialiste ishte mbledhur sot jo vetëm nga Tirana por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, të cilët kanë mbërritur me autobusë.

Mirëpo sipas sekretarit për aksionin qytetar në PD, Ervin Salianji, të rinjtë kanë ardhur nga presioni që qeveria u ka bërë gjithë administratës.

“Deshtim spektakolar i Rilindjes! 
Perdorimi i autobuseve te gjimnazeve nga e gjithe Shqiperia, presion ndaj gjithe administrates publike per te sjelle secili femijet e perseri hapesira para bashkise ngjitur me Sheshin Skenderbej nuk mbushet dot nga Rilindja, nje hapesire qe eshte dy here me e vogel se cadra e levizjes qytetare e ngritur nga opozita!
Provokojne dhe opoziten duke bere presion me luge çaji! Flasin dhe per marrje perpara keta qe ecjen ne karriere ose ne jete e kane vetem mbrapsht!”, reagon Salianji. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1586″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.