Vitamina D luan një rol shumë të rëndësishëm në metabolizmin tonë ku është e domosdoshme që të ruajmë balancimin e saj . Në rast të kundërt, do të përballemi me lodhje të vazhdueshme dhe dhimbje muskujsh. Nëse keni këto simptoma eshtë e nevojshme që të ushqeheni me produkte që përmbajnë vitaminën D .
Por ka dhe një formë tjetër që ju mund të përfitoni vitaminën D:
Mjekët thonë se duhet të rrini sa më shumë në diell për të thithur rreze nëse keni mungesë të vitaminës D pasi ai është burimi më i mirë.
Por, sigurisht që ju nuk duhet ta teproni. Po ashtu, duhet të shmangni pikun diellit në verë kur shfaqet rreziku i kancerit të lëkurës.
Vitamina D kontrollon nivelin e kalciumit dhe fosfatit, lëndët ushqyese të cilat sigurojnë fortësinë e eshtrave, prandaj është e rëndësishme që ta trajtojmë me seriozitet .