AktualitetFlashKosovaKryesoreTe FunditTe Gjitha

Si sot 19 vite më parë/ Fjalimi që çoi peshë zemrat e miliona shqiptarëve, çfarë tha Bill Clinton më 24 mars 1999

19 vjet më parë, më 24 mars 1999, presidenti amerikan Bill Clinton, doli para amerikanëve të tij dhe argumentoi për shtatë minuta e 22 sekonda se pse SHBA-të, së bashku me NATO-n, duhet dhe do të ndërhynin po atë natë në Kosovë.

Ai u shpjegoi atyre asokohe se Kosova ishte një provincë e Serbisë e banuar në shumicë dërrmues nga shqiptarë dhe që në shumicën e tyre ishin myslimanë.

Clinton u shpjegon amerikanëve se vendimi për të ndërhyrë ushtarakisht duke bombarduar ish-Jugosllavinë po bëhej për të shpëtuar qytetarët e pafajshëm nga dhuna brutale serbe.

Më poshtë keni një pjesë nga fjalimi i ish-presidentit Bill Clinton natën kur filluan sulmet ajrore

“Qytetarët e mi amerikanë, sot forca jonë ushtarake iu bashkua aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës, kemi vepruar për disa arsye, për të mbrojtur jetët e mijëra njerëzve të pafajshëm në Kosovë nga ofensivat ushtarake si dhe kemi vepruar për të parandaluar një luftë më të madhe. Qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për të ruajtur paqen.  Duhet të veprojmë në Kosovë para se të ndodhë e njëjta gjë sikurse në Bosnje e Kroaci. Sot ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s jemi pajtuar të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë, atë çfarë duhet të bëjmë për të kthyer paqen. Misioni ynë është i qartë, të demonstrojmë seriozitetin e qëllimit të NATO-s, që udhëheqësit serbë të kuptojnë se nuk do të lejojmë ofensiva të përgjakshme kundër të pafajshmëve në Kosovë. Shkurt nëse presidenti Millosheviq nuk dëshiron të bëj paqe, ne do të limitojmë kapacitetet e tij për të bërë luftë. Tani dua të jem i qartë me ju, ka rreziqe në këtë ndërhyrje ushtarake, për pilotët tanë dhe njerëzit në tokë, mbrojtja ajrore e Serbisë është e fortë, ata mund të vendosin për të intensifikuar sulmet në Kosovë, apo të kërkojnë të na lëndojnë neve apo aleatët tanë. Nëse e bëjnë këtë ne do të çojmë një përgjigje të fuqishme”, tha mes tjerash Bill Clinton.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *