Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Si prind jam krenare”, Kryemadhi për studimet e vajzës jashtë: Si politikane kam dështuar

Monika Kryemadhi ka sqaruar mbrëmjen e sotme në Fax News gjatë një interviste në emisionin “Aktualitet”, një debat që ka pasur mbrëmjen e kaluar me analistin Fatos Lubonja për çështjen e studimeve të vajzës së kryetares së LSI-së, jashtë vendit.

Kryemadhi tha se deklarata e saj është keqkuptuar, ndërsa sqaroi se si prind është krenare për vajzën e saj që po i bën studimet jashtë, ndërsa si politikane thotë se ka dështuar duke mos e garantuar një arsim cilësor në vend.

“E kam thënë dje dhe u keqkuptua me Lubonjën. Të studiosh matematikën sot është nga zgjedhjet më të vështira. Si prind jam krenare, e ka një dhunti me numrat dhe ka gjetur mundësinë për tu arsuimuar diku jashtë vendit, dhe si politikane jam e dështuar. Pse të mos ia siguroj vajzës time një studente ekselente të studiojë këtu?! Më herët kemi pasur disa nga universitetet më të mira në Rajon. Nëse unë kam bërë gabim është shoqëria që na mbulon gabimet. Çfarë ka ndodhur? Ne kemi bërë kompromis me njëri-tjetrin, herë për interes, herë për zgjidhjen e situatave por hajde ta diskutojmë”, tha Kryemadhi në “Aktualitet”

Emisioni "Aktualitet", e ftuar Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI

Publiée par Fax Web sur Mercredi 16 octobre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *