Aktivisti Erion Kristo është i njohur për reagimet e tij origjinale mbi padrejtësitë që iu bëhen qytetarëve, ndërsa ditën e sotme është ndalur te taksimi i pagave që shqetëson shumicën e shqiptarëve.
Kristo shprehet se miliarderët paguajnë vetëm 8% tatim fitim, ndërkohë që shumica e shqiptarëve është e detyruar të paguajë 23 % tatim për rrogën që merr.
Kristo thotë se asnjë mos të guxojë dhe ti kërkojë votën, pasi në këtë vend nuk çmohet puna por suma, ndërsa kujton dhe se në krye të qeverisë janë njerëz pa përvojë politike dhe pune.
“Ne punojme, shteti na shkerdhen pagen. Miliarderet paguajne 8 per qind kur ndajne fitimet e bizneseve. Ne qe jetojme me rroge paguajme 23 per qind tatim nga rroga. Rama ngriti nje shtet supertepadrejte. Se mos guxon njeri te kerkoje voten time. Nuk votoj ate qe me grabit. Ne kete vend nuk cmohet puna, por suma. Vetem shikoni cfare kalamajsh na qeverisin”, shkruan Kristo në postimin e tij, që duhet thënë se ka marrë shumë shpërndarje.
(E.K/FAXWEB.AL)