Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Si mund të heshtë kur detarët nëpërkëmben”, kreu i Drejtorisë Detare denoncon autoritetet: Po i fshihet amza 2000 detarëve, s’mund të zhbëhen nga askush cilido qoftë ai…

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu nëpërmjet një postimi në “Facebook” thotë se po ndryshohet kodi detar në 2 nene.Sipas tij, po tentohet pa njoftim t’i fshihet amza e detarëve, e cila daton që në vitin 1913.

Përmes statusit të tij Ndreu shprehet se në mënyrë të fshehtë po zhbëhet arsimi i tyre, e drejta e tyre për punësim ne anijet me flamur shqiptar.

Denoncimi i Paulin Ndreut në Facebook:

“Si mund të hesht për detarët, si mund të hesht kur nëpërkëmben dhe tentojnë ti zhbëjnë sikur nuk ekzistojnë. Janë afërisht 2 mije detarë Shqiptarë që punojnë në anije me flamur Shqiptar dhe anije me flamur të huaj. Dje ndodhi e paimagjinueshmja, pa njoftim tentohet të fshihet amza e detarëve që daton që nga viti 1913, zhbëhet e drejta dhe arsimi i tyre, u hiqet e drejta për punësim në anijet me flamur Shqiptar. Për ata që kanë dhënë shpirtin në det për vite të tëra, ndryshohet kodi detar në 2 nene dhe asnjë se kuptoi pse, s’na pyeten edhe pse kundërshtuam fort, por unë nuk do hesht, do luftoj për të drejtat e tyre me çdo çmim. Detaret kanë histori që nga koha e Ilirisë dhe s’mund të zhbëhen nga askush cilido qoftë ai…” u shpreh Ndre

Forcat Detare Shqiptare

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *