Deputeti Lefter Maliqi, në studion e Fax News u shpreh se sot është një ditë e zezë, pasi ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut është një humbje e madhe për të gjithë median në këtë vend.
“Sot është një ditë e vshtirë dhe intervista më e vështirë për mua. Sot erdhi krejt ndryshe jo vetëm në veshje por edhe me lule. Kjo i dedikohet Kasem Hysenbelliut, të cilin kam pasur fatin që ta njoh nga afër. Kjo ishte një fundjave e trishtë e zezë, për të gjithë jo vetëm për familjen, por për të gjithë që e njihnin, jam i bindur se në këtë kohë me diell do ta përcjellim. Para një muaji bisedova me të gjerë dhe gjatë dhe kishte një natyrë ushtarake, ka qenë në tabelat e nderit në shkollën Skënderbegas, i rregullt i disiplinuar dhe human.
Ka qenë i përgjegjshëm jo vetëm si ushtarak, por edhe si drejtues i mediave dhe këtë media e ka kthyer në një media të pavaruar. Me thoshte që është detyrë shumë e vështirë të drejtosh media në këtë vend dhe thoshte si ka mundësi që ky vend nuk po arrin të bëhet. Kasëmi arriti të jetë i pavarur të mbështesë gazetarët kurajoze, dhe këtë e ka arritur me një vullnet dhe kurajo.”- tha Maliqi.