Vetëm një natë më parë në Vlorë ngelën të vrarë dy persona nga një breshëri plumbash, Roland Saliu dhe Erven Hyseni. Por vetëm pak çaste para se të ndodhte ngjarja e rëndë aty pranë ndodhej një fëmijë që luante me biçikletë dhe i ka shpëtuar për mrekulli plumbave.
Ajo mësohet se ishte vajza e mitur e Hysenit, njërit prej vitimave, e cila pak çaste para breshërisë kishte qenë në ambientet e jashtme të lokalit duke luajtur.
Kjo shihet edhe qartë edhe në fotot nga vendi i ngjarjes ku biçikleta ka mbetur aty, si dhe një palë shapka, që thuhet se janë të femijës që ndodhej aty. (J.V/Shuplaka)