Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Si e vrava shqiptarin për një prostitutë, rrëfehet i penduari i Camorra-s

Një i penduar i klanit  të Camorras Giovanni Cascarino ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane dhe të rrëfejë për krimet që ai ka kryer. Gjatë rrëfimit të tij ai ka treguar  për vrasjen që ka kryer ndaj një shqiptari në 1999 në Capua.

Në lidhje me vrasjen e shqiptarit ai shrehet se arsyeja  pse ai e vrau viktimën Halim Margiekai ishte se ky I fundit dhe vëllai I tij keqtrajtonin dhe detyronin një vajzë të punonte si prostitutë.

Giovanni Cascarino ishte dashuruar  me një vajzë që quhej Sonia dhe kishte një lidhje serioze me të.

“E vrava se rashë në dashuri me vajzën që ai e shfrytëzonte si prostitute. Halim Margiekai, tutori i vajzës, nuk kishte ndërmend ta linte të lirë, dhe bashkë me të vëllanë e rrëmbyen dhe e keqtrajtuan për disa muaj,” u shpreh i penduar i Camorras.

Shqipëtari u egzekutua me pistoletë në një atentat  ndërsa vëllai i tij mbeti I plagosur.

Prokuroria italiane ka kërkuar 18 vite burg për autorin e krimit Cascarino dhe 16 vite burg për bashkëpunëtorin e tij në krim  Mario Cuoco.

Cascarinio dhe Cuoco kanë qenë pjesë e klasinit mafizot të “La Torre”.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *