Princi Harry mezi priste të kthehej të kthehej te familja mbretërore sa më shpejt që të ishte e mundur pas vdekjes së gjyshit të tij, Princit Philip. Ndërsa Meghan Markle, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, nuk ishte në gjendje të udhëtonte. Por Dukesha e Sussex u sigurua që familja mbretërore ta dinte se mendimet e saj ishin me ta, duke dërguar një kurorë lulesh në emrin e Dukës së Edinburgut. Meghan gjithashtu përfshiu një letër të shkruar me dorë.
Kurora është dizenjuar dhe punuar me dorë nga Willow Crosley, e cila ka një histori të gjatë me Meghan dhe Harry-n. Crosley kompozoi lulet në mbrëmjen e dasmës së tyre në Windsor Castle në vitin 2018, në pagëzimin e Archie-t në 2019-ën dhe në eventin e publikimit të librit të gatimit të Komunitetit Hubb në Kensington Palace.
Kurora për nder të Princit Philip përfshin një numër simbolikash. Meghan dhe Harry kërkuan që ajo të përfshinte Acanthus mollis – lulja kombëtare e Greqisë, për të përfaqësuar trashëgiminë e Princit Philiph; dhe eryngium – për të përfaqësuar Marinën Mbretërore. Kurora gjithashtu përmbante campanula për të përfaqësuar mirënjohje dhe dashuri të përjetshme, rozmarinë për të treguar përkujtim, livando për përkushtim dhe trëndafila për nder të qershorit që është muaji i lindjes së Dukës së Edinburgut. Letra që shoqëronte kurorën ishte e shkruar me dorë nga Meghan.
U tha se Meghan po e shikonte funeralin, të transmetuar drejtpërdrejt në të gjithë botën, nga shtëpia në Montecito.
Harry u bashkua me familjen e tij për herë të parë pas më shumë se një viti, duke ecur së bashku me kushëririn e tij Peter Phillips dhe vëllain e tij Princin William në kortezhin që ndoqi arkivolin e Princit Philip. Pas shërbimit të varrimit, Princi Harry dhe Princi William u kapën nga kamerat televizive duke ecur së bashku dhe duke folur.