AktualitetFlashMotiTe FunditTe Gjitha

Si do të mbyllet gushti dhe çfarë parashikohet për në shtator? Flet sinoptikania Adiola Bani

Sinoptikania Adiola Bani ka folur për Fax News për karakteristikat e motit në ditët në vijim duke paralajmëruar se fundjave dhe fillimi i javës së ardhshme do të shoqërophet me reshje shiu afat-shkurtra por me rrebeshe në të gjithë vendin.

Bani tha se vera që po lëmë pas ka qenë një nga tre më të nxehtat që ka kaluar vendi ndërsa theksoi se termometri ka shënuar nga 4-7 gradë mbi vlerën mesatare duke shënuar në maksimalen e saj deri në 41.6 gradë.

Ajo tha se edhe muaj shtator përjashtuar reshjeve të zbehta që mund të bien për të përmbushur vlerat mujore, do të jetë një muaj i nxehtë dhe me temperature të përshtatshme për plazh.

“Moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me diell dy ditët e fundit, me vranësira të vazhdueshme sidomos në zonat malore ku nuk do të mungojnë as reshjet lokale, ndërsa për ditën e shtunë në Elbasan dhe Gjirokastër do të ketë temperatura deri në 35 gradë, ndërsa sot në këto dy qytete do të shkojnë deri në 36 gradë. Ndërsa temperaturat më të ulta do të jenë në zonat malore, si Ersekë, Burrel, Peshkopi dhe Bajram Curri.

Në përgjigthësi gushti është paraqitur me temperature mjaft të larta, vlera më e lartë është shënuar me 41.6 gradë në Kuçovë dhe Elbasan gjatë valëve të të nxhehtit afrikan. Kështu temperaturat kanë kaluar mbi 7 gradë mbi vlerat normale. Muaj gusht ka qenë muaji më i nxehtë i verës. Nuk ka qenë ndër verat më të nxëhta kjo që po lëmë pas, pasi në 2015 dhe 2016 ka kaluar mbi vlerën 41 gradë.

Këto që kaluam nuk janë vlera tipike të muajit Gusht, pasi ka kaluar mbi 4 gradë e normaleve klimatike. Në tërësinë e tij, 2019 është viti më i nxehtë, pra është ndër tre vitet më të nxehta pasi edhe koha që ka mbetur nga fundi i stinës, priten temperatura më të lartam se zakonisht. Edhe shtatori do të paraqitet më i ngrohtë se në vlerat normale pasi do të kemi temperatura edhe në 32 gradë.

Reshjet parashikohen të vijnë gjatë natës së ditës së diel dhe të hënën që do të nisin në Jug të vendit dhe më pas do të vijnë deri në zonën qëndrore të vendit, por në formë stuhie dhe me ndërprerje, ndërsa të mërkurën parashikohet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshjet.

Duke qenë se do të kemi shumë ditë me diell edhe në shtator, patjetër që edhe pushuesit do të shijojnë bregdetin sepse do të ketë ditë të mjaftueshme me diell, pavarësisht se do të ketë edhe reshje shiu për plotësimin e kuotave mujore. Kjo vjeshtë do të jetë më e ngrohtë se normalisht. Deri në fund të vitit do të ketë temperatura ralativisht më të larta se zakonisht”, tha metereologia.

Fundjava dhe moti ne shtator

Publiée par Fax Web sur Vendredi 30 août 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *