Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

”Shtrydhja” për dokumente nga vitet ’90, Zaganjori: Ndonjëherë kalohen caqet, bëra më të mirën time!

Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka qenë sot në Komisionin e Pavarur të Apelimit, pas vendimin të Komisionerit Publik për të apeluar vendimin e KPK-së për kalimin e Vetingut.

Në një deklaratë për mediat, Zaganjori u shpreh se ai është treguar bashkëpunues, dhe ka bërë të pamundurën për të gjetur dokumentet e kërkuara nga ana e KPK-së.

“Sot paraqita dhe 10 dokumente të tjera, bëra më të mirën time, kam paguar çdo detyrim tatimor ndaj shtetit’, tha kreu i Gjykatës së Lartë, i cili u pyet më pas dhe për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të isntitucionit që ai drejton. Zaganjori u shpreh se përzgjedhja e anëtarëve jo gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, do ti jepte frymëmarrje pjesërisht shumë çështjeve që presin për tu marrë në shqyrtim.

“Në njëfarë kuptimi po, bën të mundur që të merren vendime, të paktën çështjet urgjente mund të ezaurohen”, tha Zaganjori.

Ndërkohë që i pyetur për Reformën në Drejtësi në kompleks, dhe për dokumente që i kërkohen nga vitet ’60 apo ’90, kreu i Gjykatës së Lartë tha se disa herë kalohen edhe caqet në dokumentet që kërkohen, po ai sërish do të përpiqej të ishte bashkëpunues deri në fund me trupën gjykuese.

“Unë përpiqem që të bëj më të mirën, ndonjëherë kalohen edhe caqet, sa do të merren parasysh kjo varet nga trupa gjyqësore”, u shpreh më tej Zaganjori.

Çfarë ndodhi brenda seancës:

Komisioneri Publik: Seancën e shkuar e mbyllëm për t’i dhënë një kopje aktesh, komisionerit publik të sjella nga Zaganjori. Shkaqet e ankimimit që kanë të bëjnë me interpretimin e aneksit Kushtetues nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë.

4 pasuritë me adresa rruga “Ded Gjonluli”, nga verifikimi i provave të dorëzuara nga subjekti thuhet se kontrata e shitjes në vitin 2001 është akt formal.

Pretendohet nga tatimet se qiraja është paguar nga zonja M/.H, por subjekti nuk ka sjellë asnjë provë të re për pagimin e tatimeve. Për sa i takon pjesës sa Zaganjorit pretendohet se qiraja është marrë në 1999. Komisioni i kthimit të pronave i ktheu familjes  një pjesë toke mbi të cilin është ndërtuar një godinë 4 katëshe dhe pse s’kishin dokument pronësie.

Zaganjori nuk sjell asnjë provë për të faktuar se si i ka sjellë paratë e fituara në Gjermani gjatë periudhës që ka qenë atje.

Zaganjori: Si të gjithë Shqiptarët në ato vite kam sjell paratë se në 1995 nuk funksiononte sistemi bankar ku mund të kryenin transaksione bankare.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *