Numri i të prekurve me Covid-19 po vazhdon të rritet edhe në Kosoë. Bëhet më dije se edhe sot janë shtuar 20 raste të reja duke e çuar në 165 numrin e të infektuarve në total.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i shëndetit në Kosovë i cili ka njoftuar se deri tani janë shëruar 24 persona nga Covid-19. Deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 3 persona nga Covid-19.
Sot më 06.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Sot më 06.04.2020, është i shëruar edhe (1) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24).
Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë.