Pesë shqiptarë dhe dy italianë janë arrestuar pasi u kapën me 18 kilogram kokainë në Brescia në Itali.
Mediat e huaja bëjnë me dije se të arrestuar hiqeshin si punëtorë ndërtimi dhe mirëmbajtje. Ndërkohë raportohet se operacioni është kryer në bashkëpunim të antimafias italiane dhe policisë, ndërsa gjithashtu kanë shkëmbyer informacione dhe me Prokurorinë e Posacme në Shqipëri.
Në pamjet e publikuara nga policia italiane shihet nteksa droga e cila vinte nga Belgjika dhe Holanda shpërndahej nëpër të gjithë Italinë me bazën në Brescia.
Në pranga kanë rënë 5 shqiptarë dhe dy italianë, ndërsa transportimi i drogës bëhej me mikrobuzë i cili deklaronte se transportonte udhëtarë.
Kamerat e fshehta të vendosura jo vetëm në parkimin e një lagje në Breshia por edhe ato brenda automjeteve të trafikantëve i kanë kapur ata mat teksa dërgonin kokainën dhe merrnin paratë.
Si bazë shpërndarje për klientët me pakicë shërbente një lokal ku grupi bënte takimet dhe më pas këmbente mallin me para.
Aktualisht në Shqipëri ndaj të arrestuarve ka nisur hetimi pasuror ndërsa dyshohet se një sasi të konsiderueshme parash prej vitit 2018 ata e kanë investuar në Shqipëri.
(R.G/Faxweb.al)