AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Shteti po të dojë e zhduk popullin e vet, se ka ushtri dhe polici”, banorët e Astirit: Kërkojmë vetëm dialog

Ka përfunduar takimi i banorëve të Unazës së re ndërsa janë shprehur se rezistenca e tyre do të vijojë për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Banorët u shprehën për Fax News se nëse shteti do të sulmojë m gaze-lotsjellës, në të njëjtën mënyrë do ta kenë përgjigje, ndërsa theksuan se kërkojnë dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje me qeverinë.

“Ne jemi gati për dialog, ata do të vazhdojnë me dhunën e tyre por edhe ne do të ndarmarrim hapat tonë”, tha një banor.

“Bëjmë thirrje të lirojnë Shkëlzenin, e kanë ndaluar për asnjë arsye. Ne kërkojmë dialog dhe e kemi kërkuar gjithmonë dialogun, ndryshe ne do të rezistojmë deri në fund sikur njeriu i fundit të mbetët”, tha një banore duke iu referuar një protestuesit që mbahet në burg për përplasjet e djeshme.

“Shteti po të dojë e zhduk popullin e vet, se ka ushtri dhe polici. Ne po mbrojmë shtëpitë tona, edhe sikur të vdesim, për çfarë të qëndroj i gjallë unë kur nuk mund të kem një banesë për familjen time. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk mund të qëndrojnë në pushtet gjithë jetën, edhe sikur të qëndrojnë çuni im do ta marr hakun”, tha një tjetër banor.

Ndërkohë një tjetër paralajmëroi qeverinë se do të marr përgjigjen ndaj çdo akti që do të përdor ndaj familje të Astirit në çdo formë.

“Shteti dje përdori armën e parafundit, gaziun, edhe arma e zjarrit i ka mbetur shtetit pa përdorur. Ata mos të mendojnë se e filluan dhe do e mbarojnë, fundi është shumë larg. Ata kanë marrë masat e tyre, ne do të marrim masat tona, me gaz, me gaz. Me armë me armë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *