Kosova ka shënuar deri më tani 125 persona me COVID-19 nga të cilët 10 janë shëruar dhe vetëm një person ka humbur jetën.
Kështu ajo mbetet vendi që vazhdon ta ketë numrin më të ulët të të prekurve me koronavirus në krahasim me shtetet fqinje.
Sipas statistikave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, mosha më e prekur nga koronavirusi në Kosovës është 20-29 vjeç, raporton Zëri.info
Ndërsa nga ky virus janë të prekur edhe fëmijët nga 0-9 vjeç, ku nga kjo moshë janë të regjistruara gjashtë raste, ndërsa rasti me moshën më të re në Kosovë është regjistruar mbrëmë në fshatin Topanicë të komunës së Kamenicës, ku pozitiv me koronaviru ka dal edhe një foshnje 5 muajshe.