Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shqyrtohet nisma për vettingun në politikë, Bylykbashi: Është dorëzuar lista me ministra e deputetë

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit  të ditës së sotme po shqyrtohet nisma e 35 deputetëve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane për vettingun në politikë.

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi në fjalën e tij tha se është dorëzuar një listë me ministra dhe deputetë për të pastruar politikën nga lidhjet me krimin.

“Është dorëzuar një listë politikanësh duke filluar nga nivel ministrash, përfaqësues të këtij parlamenti, përfaqësues të kësaj maxhorance”, tha ndër të tjera Bylykbashi ndër të tjera.

Deputeti demokrat shtoi se Rama në 2013 i hapi rrugën futjes së kriminelëve në politikë dhe vettingu do të largojë politikanët e lidhur me krimin. Ky proces sipas Bylykbashit do të monitorohet nga ndërkombëtarët. Procesi sipas tij do të kryhet nga një strukturë profesionale. (B.H/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *