Detaje të reja janë zbuluar rreth planit të shqiptarit, i cili ekzekutoi çiftin greko-ukrainas. Mediat greke thonë se ai ishte larguar nga ishulli i Mikonos për në Loutraki, ku monitoroi nga afër lëvizjet e gruas së pasur për dy javë.
Shanset për të kryer ekzekutimin ishin edhe më parë, por ai vendosi ta bënte pikërisht në një moment kur do të mund t’ia mbathte nga policia. Shkak për krimin e rëndë dyshohet të jetë xhelozia ndaj gruas 45-vjeçare Fotini-Svitlana që kishte hedhur pas krahëve historinë me të dhe kishte nisur një histori të re dashurie.
Hetimet tregojnë se kur shqiptari pa që ish-partnerja ndihej e lumtur në krahët e farmacistit, u xhindos. Kështu zgjodhi të bëhej hija e tyre derisa ata të mos kuptonin asgjë.
Fillimisht çifti ishte në qytetin Loutraki, vrasësi e dinte mirë se nuk mund të bënte as lëvizjen më të vogël kundër tyre, kështu që priti derisa të dy të bënin një gabim; të vizitonin shtëpinë e pushimeve të gruas në Flambouro.
Sipas ekzaminimit, autori i krimit kapi çiftin kur ishin lakuriq dhe i goditi në mënyrë barbare. Edhe nëse do të arrinin të bërtisnin, zona është e shkretë dhe askush nuk i dëgjoi.
Shqiptari i zhdukur mbetet i dyshuari kryesor i vrasjes së dyfishtë ndërsa të dhënat e disponueshme për policinë në Flambouro Loutraki të Greqisë. Ai është akuzuar për grabitje dhe drogë dhe ka vuajtur një dënim me burg. Ai u la i lirë me kusht rreth tre vjet më parë dhe që atëherë nuk është pikasur nga autoritetet.
Ndërkohë, policia është në pritje të përfundimit të testeve laboratorike, gjurmëve të gishtave dhe ADN-së, në mënyrë që të identifikojë saktësisht autorin e krimit, shkruan Newsit.gr
Sidoqoftë, sipas informacioneve, duket se në të kaluarën e afërt çifti, në këtë rast gruaja fatkeqe dhe i dyshuari shqiptar i shënuar për vrasjen, kishin probleme serioze në marrëdhëniet e tyre, ndoshta për shkak të natyrës shtypëse të të dyshuarit kryesor. Gruaja iu drejtua policisë pak muaj më parë duke kërkuar ndihmë, por më pas u pendua. (A.M/Faxweb.al)