Një shqiptar ka rënë pre e një prite me armë zjarri nga 4 persona ndërsa është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Lajmi mësohet nga mediat greke ndërsa ngjarja ka ndodhur menjëherë pas orës 08:00 me orën lokale greke në Paleo Faliro, kur autorët qëlluan dhe plagosën atë në lartësinë e ndalesës “Eden”, ndërsa aty ndodheshin edhe një turmë kalimtarësh.
Sipas policisë kishte pasur një konflikt dhe sherr fizik mes shqiptarit emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dhe katër shtetasve të tjerë për të cilët Kathimerini shkruan se kanë kombësi të huaj më pas ka degraduar me përdorimin e armës së zjarrit në rrugë ku edhe mbeti i plagosur i riu.
Atje njëri nga personat e përfshirë në incident e qëlloi shqiptarin, duke e plagosur. Autorët më pas hipën në një makinë dhe u zhdukën.
Shqiptari u dërgua në Asclepieion të Voula jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)