Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Video/ Humb jetën tragjikisht në aksident 22-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në Ferrara të Italisë fqinje, në një aksident me makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 të kësaj të diele pranë Celletta-s. Viktima është një djalë 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jetonte në San Biago të Argenta. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane.

Ai udhëtonte me makinë kur në rrethana ende të paqarta humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge duke u përplasur me një pemë anës rrugës. Përplasja ishte fatale dhe 22-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, pa u transportuar drejt spitalit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *