Autoritetet greke në Kakavijë prej orëve të natës së nesërme, nuk do të lejojnë qarkullimin e mjeteve drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Burime të besueshme konfirmojnë se kjo nyje kufitare nga pala greke nuk do të funksionojë nga nesër e në ditët në vijim prej orës 22:00-06:00. Qarkullimi për në Greqi do të jetë funksional vetëm prej orës 06:00-22:00 pasi në këtë orar do të ketë edhe kontrolle shendetësore të shoqëruara me testime për Covid-19.
Kárántina për çdo depërtim të shtetasve shqiptarë që do t’u lejohet hyrja për në Greqi prej datës 16 gusht e në vijim, do të jetë e detyrueshme për 7 ditë. Kjo vlen vetëm për ata shqiptarë që do te përdorin pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Këto masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë sot pasi një ditë më parë një qytetar shqiptar me shtetësi greke hyri ne Greqi përmes Kakavijës në gjendje të rèndë shëndetësore, i prekur me COVID-19, ku më pas u shtrua menjëherë në Spitalin Universitar te Janinës.