Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Nuk arriti të kontrollonte xhelozinë/ Shqiptari tenton të vrasë gruan me tel, si u parandalua tragjedia në familje

Një 47-vjeçar shqitar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi tentoi të mbyste me tel gruan e tij italiane. Ngjarja e rëndë, e cila është shkaktuar nga xhelozia, ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Genova.

Në sekondat e fundit, 41-vjeçarja italiane ia doli të bindte partnerin që ta ndalonte dhunën që mund të shkaktonte tragjedi dhe ta dërgonte në spital. Aty dëshmoi para mjekëve duke i thënë se burri ishte dhunuesi që i shkaktoi këtë gjendje shëndetësore.

Mjekët thirrën policinë dhe burri u arrestua për vrasje në tentativë. Mediat italiane bëjnë me dije se çifti kishte probleme dhe ishte drejt divorcit.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *