Media italiane “Il Gazzetinno”, ka ngritur një shqetësim që lidhet me pastrimin e parave të elementëve kriminalë shqiptarë. Sipas saj numri i personave me kombësi shqiptare, që kërkojnë të blejnë restorante dhe prona të padundshme në qendrën historike të Venecias, është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
Nisur ky fakt hetuesit italianë po hulumtojnë për të parë nëse kemi të bëjmë me një skemë për pastrimin e parave.
“O për interes të tyre, o për llogari të të tjerëve o për të pastruar paratë e pista , ende nuk është e qartë. Por rritja e kërkesës së shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qendrën historike të Venecias preokupon institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët.
Mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë restorantet e lokalet e tyre fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o ricklim ndërkombëtar parash”, thuhet në artikullin e të përditshmes italiane.