Kreu i PD-së Lulzim Basha në një bisedë me gazetarët ka folur për krizën politike që ka kapluar vendin, duke thënë se po shkohet drejt një grushti shteti.
“Këtë bashkëbisedim, po e organizojmë në kushte të jashtëzakonshme, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt situatës së grushtit të shtetit, të organizuar nga mafia e drogës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe kupolën e tij tashmë të faktuar të ardhur në pushtet jo përmes votës së qytetarëve por përmes ndihmës së pikërisht narkomafias.
Në këto kushte kur tashmë nuk ka asnjë iluzion, asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi masiv i votuesve dhe përkrahësve të opozitës, nga shitblerja masive e votës, nga rrjetet kriminale të drogës, nga Avdylët, në Shijak, tek Shullazët në Tiranë, nga Bajrat në Shkodër, tek Habiljat, tek Xhafajt në Vlorë, nga Sanxhaktarët dhe Çelët në Elbasan, tek bandat e Çobejve dhe Rragamit në Korçë.
Ku anembanë Shqipërisë rrjetet kriminale të vlerësuara si të tilla nga raporti i DASH mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të patave të pista këto rrjetet kriminale dy vite më parë përmes një skeme të mirëmenduar, të mirëplanikuar dhe te ekzekutuar në terren me urdhër të Edi Ramës dhe kupolës socialiste asgjësuan procesin politike të vitit 2017.
Ne e denoncuam këtë që prej ditës së parë. Raporti i ministrave teknikë i publikuar në fund të korrikut të vitit 2017 zbuloi qartësisht shkallën masive kriminale të shitblerjes së votës dhe të kërcënimit të votuesve nga rrjetet kriminale. raporti i OSBE/ODIHR-uit e cilësoi shitblerjen e votës problemin prioritar numër një në Shqipëri. Ndërkohë për më shumë se dy vite, Prokuroria e kapur tërësisht nga Edi Rama fjeti mbi dosjet “339/1”, 2017 dhe “184” 2016.
Me qëllim që të mbronte kriminelët e kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe SHISH duke bashkëpunuar me Damian Gjiknurin, Vnagjush Dakon, Taulant Ballën, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkaj, me një duzinë zyrtarë të lartë të PS, përfshi kreun aktual të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën dhe ish kreun e Komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalinë. Kjo shkallë masive dhe sistematike e kërcënimit të votuesve dhe shitblerjes së votës dhe dhunimit të procesit elektoral ishte shkaku i i vetëm për rezultatin paradoksal të 2017-ës dhe për maxhorancës fiktive, në fakt kriminale të Edi Ramës nga e cila buron edhe qeveria e tij ilegjitime”, u shpreh Basha.
Basha tha se Rama bën teatër me 30 qershorin dhe gjoja shkarkimin e Presidentit për të larguar vëmendjen.
“I vënë përballë kërkesës për largimin e përgjegjësit për këtë krizë të rënë politike dhe ekonomike, krijimi i një qeverie tranzitore, Edi Rama ka vënë në lojë teatrin e e shkarkimit të Edi Ramës dhe bën teatër me datën 30 qershor. E gjitha ka një qëllim: të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik, se e gjithë bota e di se ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar që nuk përfaqëson legjitimitet, por ilegjitimet.
Një njeri që ka ardhur në pushtet me krimin. farsa e nisur me shkarkim të presidentit, që përfundoi në një rezolutë dhe pastaj në një qortim jetik, bëhet vetëm se Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen nga fakti se është kapur të vjedhë zgjedhjet, të vjedhë qytetarët. Është pjesë e teatrit, që të ruajë pushtetin e paligjshëm, nëpërmjet të cilit ai dhe një grusht njerëzish rreth tij pasurohen, ndërsa fëmijët e shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë”, u shpreh më tej kreu i PD-së.