Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Shpëtimtarët e dikurshëm të koronavirusit janë zhdukur nga ekranet”, mjeku ironizon me Ramën dhe i kujton krahasimin me Gjermaninë

Mjeku infeksionist Erion Dasho përmes një statusi në facebook ka folur mbi situatën aktuale të Covid-19 në vendin tone. Mjeku shprehet se trumbetimi nga kryeministri, në periudhën e karantinës, se Shqipëria arriti ta menaxhojë situatën e pandemisë si askush tjetër ishte thjesht propagandë dhe epidemia po i jep rezultatet tani. Gjithashtu Dasho thotë se tani që situata e pandemisë është vërtet problematike luftën me propagandën po e bëjnë “peshat e lehta” dhe jo vetë kryeministri i cili gjatë periudhës së karantinës u vetëshpall shpëtimtari i vendit.

Postimi i plotë: STATUSI I FUNDJAVËS, 11.07.2020  PESHA E COVID-IT DHE “PESHA” E “SHPËTIMTARËVE”

Në fillimet e epidemisë së COVID, numri i rasteve në Shqipëri asnjë ditë nuk u rrit kërcënueshëm. Madje, si rezultat i tejzgjatjes së karantinës përtej çdo kufiri të logjikshëm, numri i rasteve arriti deri në 1 ose 2 në ditë (gjithmonë po t’i besojmë shifrave zyrtare). Ndonëse të arritura me një kosto të panevojshme shëndetësore, sociale dhe ekonomike, “kurbat” e infeksionit u interpretuan si “fitore”.

Sa më e vogël bëhej pesha e epidemisë, aq më e madhe ishte pesha politike dhe administrative e atyre që shfaqeshin në ekranet e medias vizive apo faqet e medias sociale. Kryeministri, ministrja, drejtorë të rëndësishëm dhe antarë të komitetit pushtuan ekranet duke marrë rolin e shpëtimtarit të publikut dhe vrasësit të “armikut të padukshëm”.

GJITHKUSH DONTE T’I MBUSHTE MENDJEN QYTETARIT PARA EKRANIT TË TELEVIZORIT APO CELULARIT SE ISHTE MERITA MBINATYRORE E TIJ/SAJ QË AKOMA GJALLONTE NË KËTË BOTË!!! ARGUMENTET QË JEPESHIN LIDHESHIN ME RENDITJEN E SHQIPËRISË NË KRAHASIM ME VENDET E TJERA.

“PESHAT E RËNDA” ARRITËN DERI NË PIKËN KU NA KRAHASUAN ME GJERMANINË DHE ITALINË DHE ARRITËN PËRFUNDIMIN “BINDËS” SE PËRGJIGJJA SHQIPTARE NDAJ COVID ISHTE SHUMË MË E SUKSESSHME SE KËTO VENDE TË CILAT NUK KISHIN FATIN TË DREJTOHESHIN NGA “SHPËTIMTARË”!!!

Nga fillimi i qershorit e në vijim, shohim të kundërtën. Pesha e epidemisë sa vjen e rritet, me mesataren ditore të rasteve të pesëfishuar në raport me muajt e parë të epidemisë. Numri i vdekjeve, po ashtu, është rritur me ritme shqetësuese. Sot Gjermania ka 5 raste të reja për një milion banorë, kurse Shqipëria më shumë se 30 të tilla. Sot Gjermania renditet në vendin e 30-të në Europë për numër rastesh të reja për banor, kurse Shqipëria në vendin e 10-të.

Për ironi, në këto rrethana të reja “shpëtimtarët” e dikurshëm janë zhdukur nga ekranet. Ndonëse armiku që tashmë është bërë i dukshëm dhe bredh lirisht në spitale, zyra shteti, biznese, autobuzë, asnjë nga “peshat e rënda” të javëve të para nuk mendon të rinisë betejën. Në rastin më të mirë, i janë dorëzuar tekave të virusit, kurse, në rastin më të keq, kanë dezertuar.

“Luftën” dhe propagandën tani po e bëjnë “peshat e lehta”, zyrtarët e rangut të ulët të cilët lexojnë nxitimthi në ekranet e televizioneve komunikata shabllone. Kuptohet se askush nuk përmend klasifikimet ku Shqipëria po rrëshket gjithmonë e më tepër në drejtime aspak optimiste.

LE TË SHPRESOJMË SE DIKUSH NGA “SHPËTIMTARËT” DO TË BËHET I GJALLË DHE DO TË NISË TË KOMUNIKOJË SËRISH DUKE DHËNË SHPJEGIME SE PËRSE:

SHQIPTARËT U LANË NË MËSHIRË TË FATIT PËRBALLË VIRUSIT.NIVELI I TESTEVE PËR BANOR ENDE  ËSHTË NË NIVELE AFRIKANE. SPITALET U KTHYEN NË VATRA INFEKSIONI.ADMINISTRATA DHE BIZNESET U KTHYEN NË VENDE TRANSMETIMI. MJETET E TRANSPORTIT PUBLIK U KTHYEN NË BURIME INFEKSIONI LËVIZËSE.

UROJ QË “PESHAT E RËNDA” TË RIMARRIN PËRGJEGJËSITË PËR TË LUFTUAR EPIDEMINË E DALË NGA KONTROLLI, EPIDEMINË QË ÇDO DITË E MË TEPËR KËRCËNON SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE SHQIPTARË…

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *