Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

“Edhe depot e vjetra të ullinjve kthehen në teatro”, gazetari publikon fotot: 30 vite në Greqi, nuk kam parë një të prishet

Gazertari Shpëtim Zinxhiria ka publikuar disa pamje nga tatriot në shtetin fqinj të Greqisë ku thotë se janë më të vjetër se Teatri Kombëtar në Shqipëri ndërsa thekson se vendi helen është shëmbullor për mënyrën si ruhen dhe menaxhohen teatrot, sesi shfrytëzohen ato edhe kur humbin rendësinë për të cilën u ndërtuan.

Sipas Zinxhirisë, mbi 220 teatro gjenden në Greqi ku shton se edhe depot e përpunimit të ullinjëve apo magazina te dikurshme i kanë kthyer në qendra kulturore apo teatro, duke mos kursyer dhe bodrumet apo godinat te vjetra, pasi ruajnë trashëgimin e vendit.

Reagimi i plotë: Greqi/ Disa teatro më të vjetra, se ai i Teatrit Kombëtar në Shqipëri…! Greqia vendi më shëmbullor për mënyrën si ruhen dhe menaxhohen teatrot, sesi shfrytëzohen ato edhe kur humbin rendësinë për të cilën u ndërtuan, duke u kthyer në kinema apo hotele etj.

Mbi 220 teatro gjenden ne vendin helen atje ku lindi teatri per te paren herë. Në Greqi edhe depot e përpunimit të ullinjëve apo magazina te dikurshme i kanë kthyer në qendra kulturore apo teatro, duke mos kursyer dhe bodrumet apo godinat te vjetra, pasi ruajnë trashëgimin e vendit.

Gjatë 30 viteve qe jam ne Greqi nuk kam pare nje te tillë te prishet.
Por… Këtë fotografi i kam përgatitur për ata deputete që Demokracia i solli nga HIÇI, sot nuk e kanë idenë dhe rendësinë e një teatri.

E kam përgatitur për ata deputetë dhe inxhinier që Teatrin Kombëtar e përdhosën me pagezimin e nje “depo te fashizmit” apo te nje simboli te tij. Keto teatro nuk janë me shumë se 800 metra larg sheshit “.Omonia”. Shumë prej tyre janë më të vjetës se Teatri Kombëtar, por nuk prishen dhe shkatërrohen pasi mbrohen nga shteti…

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *